Ka përfunduar takimi mes kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e Nisma’s Socialdemokrate.
Pas takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj, në një prononcim të shkurtër ka thënë se në takim është diskutuar rreth dialogut dhe asociacionit të komunave serbe, raporton arbresh.info.
“Kemi pasur një takim shumë përmbajtjesor me të dërguarin e dialogut evropian Kosovë Serbi Lajçak në diskutim konkret rreth angazhimit të tij dhe dola nga takimi me optimizëm. Së pari shpreha mirënjohje për punën dhe angazhimin që ka bërë deri më tani duke kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të kemi sa më shpejt përmbyllje e dialogut me marrëveshjen për njohje”, u shpreh Limaj.
Ai, tha se ka zëra në Beograd që janë të interesuar të vonojnë procesin në pafundësi.
“Kosova ka bërë kompromise për tu kthyer në dialog dhe është dialog për njohje dhe duhet të fokusohemi në përmbylljen e marrëveshjes. Në marrëveshjen gjithëpërfshirëse duhet të përfshihet edhe asociacioni me të gjeturat dhe Kosova ka obligime që duhet ti zbatoj”, ka thënë kreu i Nisma’s.
Ndryshe, Lajçak tashmë ka nisur takimin me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Takimi mes Pacollit dhe Lajçakut është duke u zhvilluar më dyer të mbyllura, njëjtë sikur takimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe me liderët e partive politike./arbresh.info/
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...