Ka përfunduar takimi në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja në njërën anë dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq në anën tjetër.
Fillimisht takimi u zhvillua mes Lajçak e Vuçiq kurse më vonë takimi ishte trepalësh mes Lajçak-Vuciq e Escobar.
Siç njofton gazetarja e RTK-së nga Beogradi, Anamari Repiq, të gjitha takimet përfunduan dhe nga asnjëra nuk është dhënë ndonjë deklaratë për media.
Presidenca serbe pritet që më vonë të lëshojë një komunikatë për media. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse dyshja Lajçak e Escobar do të kane takime të tjera në Serbi me drejtues të partive politike atje, shoqëri civile apo edhe diplomatë të tjerë.
Një ditë më parë, presidenti serb, Vuciq deklaroi se Serbia është në situatë shumë të vështirë dhe me ankth e pret takimin me Lajçak e Escobar.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...