Google ADS

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq

22:03 | 18 Mars 2023
K.B

Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Ohër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka bërë të ditur se përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, së shpejti do të informojë për rezultatin e arritur.

“ Përfundoi takimi i nivelit të lartë i Dialogut të lehtësuar në Ohër. Josep Borell do të informojë së shpejti për rezultatin”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme