Google ADS

Përfundon takimi Kosnett-Kurti, ambasadori nuk deklarohet për media

10:29 | 16 Shkurt 2021
V. S.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara më 14 shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kosnett qëndroi sot në zyrat e partisë fituese të zgjedhjeve ku edhe zhvilloi një takim me liderin, Albin Kurti.

Tashmë  është mbajtur më dyer të mbyllura, pas takimit Kosnett është larguar nga zyrat e VV-së dhe nuk është prononcuar para mediave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme