Pas po thuajse 2 ore ka përfunduar takimi i krerve të koalicionit i ftuar nga Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Ai i cili i pari doli nga takimi ishte Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj.
Para mediave Limaj tha se nuk ka qenë takim ekstra por ka pirë një kafe me Haradinajn e Pacollin dhe se në të nuk qenë i pranishëm as Enver Hoxhaj e as Kadri Veseli.
“Janë takime normale konsultative, biseduam për çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Ne i kemi takimet e rregullta, në takim ishim dhe pinim kafe. Takimet i presim nga Presidenti, ne presim që nga një marrëveshje të shkojmë në zgjedhje dhe të shpërbejmë Kuvendin. NISMA është e gatshme që të jap sot votat për rrëzim. Paraprakisht duhet të arrijmë një marrëveshje, besoj se javën e ardhme të marrim datën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Në këtë takim për të diskutuar rreth shkuarjes në zgjedhje nga nuk ka marr pjesë askush nga PDK-ja.
Kujtojmë se vendi ynë është pa Qeveri që nga 19 korriku ditën kur Ramush Haradinaj ka jap dorëheqje nga posti i Kryeministrit./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin