Pas më shumë se 1 ore, ka përfunduar takimi mes Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me kryetarëve të degëve të kësaj partie.
Në këtë takim i cili është mbajtur më dyer të mbyllura, besohet të jetë diskutuar rreth takimeve më Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ndonëse tashmë nga zyret e LDK-së kanë dalur të gjithë kryetarët e degëve, asnjëri nga ta nuk ka pranuar të prononcohet para mediave rreth këtij takimi.
Kujtojmë se LDK e VV tash e sa javë janë në tentativë për arritjen e një marrëveshje, por që posti i Presidentit ka stopuar për pak kohë arritjen e marrëveshjes.
Ishte vetë kreu i LDK-së , Isa Mustafa që në hyrje duke buzëqeshur është përgjigjur se sot nuk do të ketë takim më përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje./arbresh.info/
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror