Pas 1 orë diskutimi me Sindikatat e Sektorit Publik në Kosovë, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti doli në konferencë për media.
Në këtë konferencë, Hoti dhe detaje të diskutimit dhe shqetësimeve që ka pranuar nga krerët e këtyre sindikatave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm ligjin për pagat në sektorin publik.
Hoti tha se bashkërisht kanë vendosur të formojnë një grup punues për të diskutuar rreth vërejtjeve të këtij vendimit dhe është vendosur që të formohet një grup punues ku do tëj enë të përfshirë edhe sindikatat.
Kryeministri Hoti, premtoi se do të angazhohet që sa më shpejt t’i adresoj nevojat urgjente të sektorit të arsimit, shëndetësisë, policisë dhe zjarrfikësve.
“Sot kishim takim më kryetarët e sindikatave të Kosovës që përfaqësojnë rreth 70 mijë të punësuar në sektorin publik. Edhe ne ndajmë shqetësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne do të pranojmë këtë vendim. Ne u dakorduam që qeveria të themeloj grupin punues dhe të shikojmë vërejtjet rreth këtij ligji në grupin punues do të jenë të përfshirë të gjitha sindikatat. Problemet janë të mëdha si në arsim, shëndetësi e polici. Ne do të angazhohemi si Qeveri që të adresojmë disa nga nevojat më emergjente në disa prej sektorëve”, u shpreh Hoti
Ndryshe një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezulloj ligjin për paga./arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë