Përfundon seanca, rrëfimi i dëshmitarit të dytë ndaj Salih Mustafës

17:40 | 24 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Në vazhdimin e seancës pas pauzës, menjëherë seanca ka kaluar në seancë privat për gati rreth një orë.

Pas rikthimit në seancë publike, mbrojtja e të akuzuarit, Salih Mustafa, ka filluar t’i bëjë pyetje dëshmitarit.

Dëshmitari mohoi se BIA ka pasë autoritet mbi brigadën.

Mbrojtja: BIA a kishte ndonjë autoritet mbi policinë ushtarake, mbi brigadën?

Dëshmitari: Nuk e di, jo nuk besoj.

Gjithashtu dëshmitari nuk ka pranuar se ka informacione nëse është mbajtur i ndaluar ndonjë person në atë kompleksin e Zllashit.

Mbrojtja: A është mbajtur ndonjë person i ndaluar në kompleksin e Zllashit?

Dëshmitari:Nuk di që u mbajt, nuk kam njohuri që ka pas diça të tillë aty.

Mbrojtja: A ke ndëgjuar nga të tjerët për nje gjë të tillë?

Dëshmitari: S’kam ndëgjuar asnjëherë.

Nuk dihet ende nëse i akuzuari Salih Mustafa do të jetë i pranishëm në seancën e radhës e cila do të mbahet të hënën paradite.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai  akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme