Përfundon seanca ndaj Zekës, pas pak vendimi

15:50 | 17 Tetor 2017
M. A.

Seanca lidhur me deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka tashmë ka përfunduar.

Avokati i Zekës, Gamend Halilaj ka konfirmuar për Indeksonline se ende nuk ka asnjë vendim lidhur me klientin e tij ndonëse seanca ka përfunduar.

“Seanca ka përfunduar, po presimin vendimin”, ka thënë shkurt avokati Halilaj.

Gjithashtu ai ka shtuar se pret lirimin sa më të shpejtë të klientit të tij.

Ndryshe Zeka është arrestuar gjatë ditës së djeshme duke iu caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nën dyshimin për mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme