Pas më shumë se një ore, ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish-ushtarit të UCK-së, Salih Mustafa.
Para se të përfundonte seanca, gjyqtari i rastit në Dhomat e Specializuara në Hagë, pyeti palët nëse pajtohen se konferenca e ardhshme në rastin e Mustafës të mbahet në dhjetor.
Gjyqtari i Dhoma të Specializuara kërkojë nga prokurori të jap ndonjë datë për mbajtjen e seancës së radhës në këtë rast.
Prokurori propozojë që konferenca e ardhshme të mbahet në dhjetor dhe jo në nëntor.
Por, nëse mbrojtësi, apo ju i nderuar doni që të mblidhemi për një seancë të tillë në nëntor, atëherë ne nuk kemi kundërshtime””, u shpreh prokurori i specializuar.
Në anën tjetër, edhe mbrojtja e Mustafës u pajtua që në dhjetor të caktohet konferenca e radhës në këtë çështje.
“Në qoftë se është e mundur jo para datës 9 dhjetor dhe sigurisht jo me datën 16 dhjetor, kam një çështje tjetër personale në atë ditë’’, u shpreh avokati./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...