Përfundon seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, edhe nesër do të dëgjohet dëshmitarja e ZPS-së

17:51 | 19 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Ka përfunduar seanca e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është bërë dëgjimi i dëshmitares së parë, Zdenka Pumper në rastin e ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Dëshmitarja Pumper e pyetur nga avokati Rees se kush ishte hetuesi që është marrë me çështjen e OVL-UÇK, ka thënë se nuk e di, shkruan arbresh.info

Pumper po ashtu ka thënë se nuk është në dijeni se nëse është zhvilluar hetim në terën me 7 shtator2020, dita e parë kur në OVL-UÇK kishin arritur disa pako me dokumente.

Pas pyetjeve nga prokuroria, më pas dëshmitarja i’u është përgjigjur pyetjeve nga avokati i Hynsi Gucatit, Jonathan Elystan Rees.

Rees: Ju jeni hetuese me përgjegjësi të plota për hetimin e kësaj çështje?

Pumper: Jo nuk jam.

Rees: Kush është ky person?

Pumper: Përgjegjësia e përgjithshme i takon prokurorit.

Rees: A ndihmohet ajo nga ndonjë hetues, për të hetuar dhe a ka përgjegjësi ndaj hetuesve të tjerë?

Pumper: Jo nuk është, zyrtarisht dua të them jo.

Rees: Po informalisht?

Pumper: Kur unë e kam ndihmuar në atë trajtim, dhe kishte edhe pjesëtarë të tjerë të stafit, herë vinin, her iknin, të cilët unë i kam mbikëqyrur për punën që bënin.

Rees: Kur filloi përfshirja juaj në hetim?

Pumper: Unë fillova me kontrollin.

Rees: Dhe kjo ndodhi më 25 shtator?

Pumper: Po.

Rees: A mund të na ndihmoni dhe të na thoni kush ishte personi përgjegjës për gjithë hetimin, nga 7 shtatori e më tutje?

Pumper: Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje për shkak se unë vetë nuk jam përfshirë në atë kohë, nuk e di kush ishte përfshirë, por besoj se do të ketë qenë zonja Bolici.

Rees: A mund të kontrolloni gjatë natës me qëllim që nesër të na ndihmoni duke na dhënë një përgjigje afirmative?

Prokurorja kundërshtoj a ka të drejte

Po, sepse unë e udhëzova atë të bëjë kështu sepse duhet te kemi një përgjigje

Rees: A e dini se kush përgjigjej në teren nga 7 shtatori, (si hetues flas, gjithmonë) për të filluar hetimin në atë që çka ka ndodhur atë ditë?

Pumper: Nuk kam njohuri nëse është zhvilluar hetim në terën në atë ditë.

Avokati Rees: A mund t’i kontrolloni dokumentet gjatë natës që të na ndihmoni në këtë pikë nesër në mëngjes?

Prokurorja Bolici: Kundërshtoj për këto pyetje, hetueses nuk mund t’i kërkohet të kontrolloj dokumentet që nuk i ka në posedimin e saj.

Avokati Rees: A mund t’i kontrolli këto dokumente që të na ndihmoni në pyetje nesër në mëngjes?

Dëshmitarja Pumper: Të nderuar gjykatës, unë nuk besoj që ka dokumente që unë mund t’i kontrolloj për të parë nëse është zhvilluar ndonjë hetim në terren në atë kohë.

Dëgjimi i dëshmitares do të vazhdojë edhe nesër me pyetjet e avokatëve mbrojtës.

Zdenka Pumpër është dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme