Ka përfunduar seanca e sotme e Dhomave të Specializuara, ku para gjyqit të speciales do të paraqiteshin, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë për t’u vetdeklaruar i fajshëm apo i pafajshëm. Avokati i tij, Toby Cadman ka thënë se refuzimi i Haradinajt për paraqitje vjen në shenjë proteste për mënyrën e trajtimit të tij në Hagë.
Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Nicolas Guillou, në fillim të konferencës mbi ecurinë e çështjes së Haradinajt, ka bërë të ditur se ky i fundit nuk ka pranuar të paraqitët për vetdeklarim në Dhomat e Specializuara.
Si rezultat në pajtueshmëri më gjykatësin e procedurës, Nicolas Guillou, u propozua data 5 mars të mbahet konferenca e radhës, por për vendimin zyrtar dhe datën e përcaktuar pritet të ketë një konfirmim ditëve në vazhdim.
Guilluo: Haradinaj nuk pranoi të vetdeklarohet
E sipas avokatit Toby Cadman, Haradinaj e ka bërë këtë refuzim mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar në Hagë.
Cadman: Haradinaj nuk u paraqit në sallë në shenjë proteste
“Ne e kemi paraqitur me shkrim se pse zoti Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet, ai më ka thënë se nuk dëshiron të marrë pjesë mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar dhe që të bëhet një deklarim pafajësie në emër të tij dhe më ka thënë mua që të marrë pjesë në këtë seancë”, tha mbrojtja.
Në seancën e sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK të fillojë në pranverën e këtij viti, por mbrojtja ka kërkuar më shumë kohë.
Prokuroria ka përmendur 19 shkurtin si afat për nxjerrjen e materialeve të sekuestruara, ndërkohë avokatët kanë kërkuar që t’i marrin ato materiale në mënyrë që të mund të kryejnë përgatitjet e tyre.
Cadman: Duhet të kemi afate të qarta kur prokuroria do të paraqes dosjen
“Sugjerimi që hetimet duhet të kishin filluar nga mbrojtja që në shtator apo dhjetor vitit të kaluar nuk kanë lidhje fare, janë krejt të papërshtatshme. Nëse shikojmë këto materiale që janë dorëzuar kohët e fundit, pjesa më e madhe e materialit nuk do të na jepet deri më 19 shkurt, si do të mund të fillonim ne hetimet kur këto materiale nuk na janë bërë të ditura. Nuk e shikoj çfarë argumente ka prokuroria këtu. Prokuroria thotë se ende po vazhdon me intervista me dëshmitarët, kjo përben lloj shqetësimi sa i përket gatishmërisë së prokurorisë për ta dorëzuar argumentin dhe pozicioni ne saj. Duhet të kemi një lloj sqarimi, afate të qarta se kur ka ndërmend prokuroria të araqes dosjen e saj, nuk mund të fillojmë hetimet tona kur nuk e dimë çfarë çështjesh janë ngritur kundër nesh”, tha avokati Toby Cadman.
Sa i përket afatit kohor që u duhet për të kryer përgatitjet mbrojta, avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees tha kjo varet prej kohës kur do ta kenë të gjithë materialin nga prokuroria.
Rees: Prokruria të tregojë kur dorëzojë materialet
“PS të pranojë çështjet q kemi paraqitur në parashtrimet me shkrim në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit që janë përshkruar në vendimin tuaj të konfirmimit, që janë përmendur paketa 1, 2 ,3 që së bashku janë klasifikuar si informacion konfidencial. Nëse prokuroria mund të na thotë kur do t’i marrim këto materiale dhe në llogaritje të përafërt sa material ka aty, pasi ta kemi atë material do të jemi në gjendje të ndihmojmë më shumë gjykatën sa kohë na duhet për përgatitje të mbrojtjes”, tha ai.
E sipas Zyrës së prokurorit të Specializuar, pjesa më e madhe e materialeve tashmë janë nxjerrë.
Nga ZPS thanë se ata kanë tri paketa me materiale për këtë çështje
Prokurori: Materialet bazë që do t’i përdorim tashmë i janë nxjerrë mbrojtjes
“Mbrojtja pret nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që Prokuroria t’i jap armët në dorë për të luftuar që të akuzuarit kanë përdorur për të kryer krimet e tyre. Po të bënim këtë do të ishte në kundërshtim me parimin e procedurave që ka ngritur ZPS…Pjesa më e madhe e materialeve që do t’i përdorim si bazë janë nxjerrë tashmë, janë vënë në dispozicion, akuzat janë të qarta kështu që ata i kanë të gjitha mundësitë si mbrojtje të fillojnë hetimin e tyre. Sigurisht nëse ne do të nxjerrim materiale të tjera sigurisht që ata do të kenë të nevojshme hetime të tjera, por sa i takon fillimit së procesit të hetimit nga ana e tyre prokuroria nuk e kupton pse mbrujtja nuk ka filluar tashmë”, tha prokurori.
Prokuroria e Specializuar ka njoftuar se ka 838 faqe materiale dhe dhjetëra materiale audio apo filmike.
Avokatët kanë deklaruar se u duhen deri ën dy muaj kohë që përgatisin mbrojtjen.
Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes do të mbahet disa ditë pas 19 shkurtit, pas dorëzimit të materialeve nga prokuroria.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, janë arrestuar më 25 shtator nga policia e EULEX-it ku paraprakisht ishin bastisur zyrat e organizatës.
Ata po akuzohen për pengim të drejtësisë, meqë të njëjtit, përmes konferencave për media kishin deklaruar se në zyrat e tyre, nga një person i panjohur kanë arritur dosje të cilat kishin rrjedhur nga gjykata Speciale.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...