Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

13:22 | 19 Nëntor 2024
K.B

Ndonëse ishte planifikuar që të dëgjohet dëshmitari i 105-të, kjo gjë nuk ndodhi, e madje seanca e sotme u ndërpre në gjysmë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas disa pushimeve të njëpasnjëshme dhe kalimit në sesione private, trupi gjykues i kyesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në fund u tha palëve “shihemi nesër në ora 09:00.

Gjatë kësaj kohe të seancës private, nuk u dha ndonjë përmbledhje se çfarë ndodhi aty ose pse nuk dëshmoi dëshmitari që ishte planifikuar të dëshmonte sot.

Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka ndonjë njoftim as nga ana e DhSK-së./Betimi për Drejtësi

Të ngjashme