Ka përfunduar seanca e sotme në rastin e Salih Mustafës, ku trupi gjykues ka vazhduar me intervistimin e dëshmitarit të pestë.
Pas kalimit në seancë publike gjykatësja ka kërkuar nga sekretarja të i paraqiten disa fotografi dëshmitarit, raporton arbresh.info
Rrjedha e seancës në mënyrë kronologjike.
Gjykatësja: Zonja Sekretare, ka disa fotografi që dua t’i tregohen dëshmitarit, të fillojmë së pari me fotografin me numrin e referencës SPOE 00222614.
Gjykatësja: Zotëri dëshmitar , a njihni një ose më shumë persona, në këtë fotografi?
Dëshmitari: Vetëm Calin, këta të tjerët nuk po i njoh.
Gjykatësja: A mund të më thoni se kush është Cali në këtë fotografi?
Dëshmitari: Qiky në anën e djathtë ulur.
Gjykatësja: Janë dy persona që janë të ulur, çfarë ngjyre ka kapelja që ka ky personi?
Dëshmitari: Të kuqe.
Gjykatësja: Në rregull, a mund të shfaqni në ekran fotografinë e cila përfundon me shifrën 22582.
Gjykatësja: A njihni një ose më shumë persona në këtë fotografi?
Dëshmitari: Vetëm Calin.
Gjykatësja: Përsëri, a mund të na shpjegosh ku është ky personi në fotografi?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Gjykatësja: A ka kapele?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Pas shfaqjes të kësaj fotografie, dhe pas marrjes së përgjigjeve nga dëshmitari gjykatësja Mapi Feld-Folia, kërkoi nga sekretarja që përsëri të kalojnë në seancë private.
Mustafa në këtë seancë ka marrë pjesë përmes video-lidhjes nga objekti i paraburgimit, ndërsa gjykatësja ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin Mustafa do të vazhdohet më 10 nëntor.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...