Ka përfunduar seanca e sotme për gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, ndryshe i njohur si komandant Cali.
Pas kthimit nga pushimi kryetarja e trupit gjykues, Mapi Feld Folia i’a ka dhënë fjalën mbrojtjes së Musfës, avokatit Von Bone për të vazhduar me pyetjet ndaj dëshmitarit, raporton arbresh.info
Von Bone: Nga vendi ku gjendej njësia juaj, ku ishte shtabi i Policisë Ushtarake, sa larg njësisë suaj ishte shtabi?
Dëshmitari: Nuk e di që ka pas ndonjë shtab policia ushtarake.
Von Bone: Sa për t’a kuptuar unë, a e dinit se kush ishte komandanti i policisë ushtarake?
Von Bone: Në njësinë tuaj kishte disa njerëz nga policia ushtarake në njësinë tuaj, këtë thatë apo jo, këta persona… përmbajte e redaktuar.
Kalohet në seancë private
Pas kthimit nga seanca private në atë publike, gjykatësja i’a dha fjalën prokurorisë për pyetje shtesë, mirëpo kjo e fundit nuk pati pyetje të tjera, bashkë më mbrojtjen e viktimave.
Mapi-Feld Folia ka bërë të ditur se edhe nesër do të vazhdohet me seancë, ku dëshmitari do të intervistohet nga trupi gjykues.
Kujtojmë që në këtë seancë Mustafa nuk ka marrë pjesë fizikisht por përmes video-lidhjes nga objekti i paraburgimit
Aktakuza ndaj komandat Calit është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...