Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1,408 vendvotimeve me vendim të Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresava.
Merret vesh se pas këtij rinumërimi koalicioni NISMA-AKR-PD përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive, ndërsa pas rinumërimit e ka rritur në 30 vota mbi prag, njofton Klan Kosova.
Deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re pritet të jenë Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi.
Kujtojmë se te rinumërimi ka ardhur pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cli ka pranuar 53 ankesa të bazuara dhe prej tyre për 52 ankesa Paneli ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 1,408 vendvotimeve.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024