Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Nga ky takim janë marrë vesh që të vazhdojnë takimet në baza ditore, raporton arbresh.info.
“Të dy liderët janë pajtuar që të intesifikohen takimet në mes të liderëve”, tha zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi ka thirrur seancë për konstituimin e Kuvendit me 24 dhjetor.
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare