Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është renditur dukshëm i pari në zgjedhjet e 22 tetorit.
Para disa orësh ka përfunduar edhe numërimi i plotë i votave nga KQZ-ja, ku Totaj ka marrë 19.410 vota apo 29.66%.
PDK-ja ka marrë shumë vota edhe për kuvendin komunal ku për herë të parë do të ketë rreth 14 kuvendarë që është edhe numri më i madh i ulëseve që ky subjekt ka fituar në Asamble ndonjëherë.
Partitë e tjera si VV e LDK pritet të marrin nga 6 apo 7 ulëse.
Pas Totaj, i dyti me mbi 5000 mijë vota më pak është Mytaher Haskuka i LVV-së që ka 14.592 vota apo 22.30% I treti sipas KQZ-së është Hatim Baxhaku i LDK-së me 12.878 apo 19.68% të votave.
Ndërsa Kabashi i AAK-së dhe Berisha i NISMA-së janë të renditur me nga 5000 vota.
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...