Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kushte dhe ato të personave me nevoja të veçanta në Fushë Kosovë.
Kandidati i LDK-së Burim Berisha ka marrë më së shumti vota (103), por as këto nuk mjaftojnë për të mos shkuar gara në balotazh.
Enver Bajçinca i LVV-së, ka fituar 71 vota.
I treti renditet Rrahim Tërnava nga PDK dhe i katërti Hasan Ismajli nga AAK.
Pas numërimit të këtyre votave, Burim Berisha dhe Enver Bajçinca do të shkojnë në balotazh.
Rezultatet e votave me kusht:
Burim Berisha (LDK) – 103
Enver Bajçinca (LVV) – 71
Rrahim Tërnava (PDK) – 53
Hasan Ismajli (AAK) – 9
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad