Këto momente ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, raporton arbresh.info.
Ky takim konsultativ për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave ka zgjatur dy orë.
Për media ka folur kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa i cili ka thënë se është diskutuar për profilet e kandidatëve të mundshëm.
“Diskutuam për profile të ndryshme të kandidatëve ku përmendëm edhe emra. Diskutuam për ata kandidatë që janë të duhur për Prishtinën. Edhe nesër do të kemi takim me strukturat në Prizren”, ka thënë mes tjerash Mustafa.
Por, kryetari i LDK-së nuk ka përmendur emra konkretë.
“Emra ka prej degëve, por s’kemi vendos ende deri sa t’i përafrojmë qëndrimet me struktura të LDK-së”, shprehet ai.
Kujtojmë se së fundmi si kandidatë të mundshëm për kryeqytetin janë duke u përmendur Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Ismet Beqiri./Arbresh.info
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke