Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa: Kemi pajtueshmëri me Vetëvendosjen

14:53 | 8 Nëntor 2019
M. A.

Pas 2 ore ka përfunduar takimi i mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Pas takimit, Kryetari i saj Isa Mustafa para mediave ka thënë se sot kanë diskutuar për çështjet që janë harmonizuar në takimet e grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së.

“Ne sot u informuam nga ekipi lidhur me rrjedhën e dialogut dhe negociatat që kanë qenë më VV për harmonizimin e bashkëqeverisjes më ta. Ne i përgëzuam për punën dhe vlerësojmë se është arritur mjaft shumë me harmonizimin e këtij programi si ne pjesën e Ekonomisë, shëndetësisë, Arsimit e çështjeve sociale”, tha Mustafa.

“Jemi dakorduar për numrin e ministrive dhe shpërndarjen e tyre. Ishte një pajtueshmëri e kryesisë që ekipi ynë të vazhdoj edhe më tutje ne harmonizim të disa çështjeve dhe të zgjidhim çështjet në disa ku s’kemi gjet pajtueshmëri. Kjo është një fazë që e kemi kry deri tash do të vazhdojmë pas certifikimit të rezultateve në nivel më të lartë nga unë dhe Kryetari i VV-së siç është funksionimi kushtetues dhe ndarjet e përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme si dhe çështjen e dialogut” përfundoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme