Përfundon mbledhja e LDK-së, Haziri: Koalicioni jonë është me qytetarët

15:07 | 21 Tetor 2021
V. S.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një takim pas përfundimit të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Nënkryetari i pari i kësaj partie, Lutfi Haziri pas takimit tha se LDK-ja s’do të ketë asnjë marrëveshje politike bllok më askënd, marrëveshja do të bazohet në parim më qytetarët, raporton arbresh.info

“ Marrëveshje politike bllok LDK-ja s’do të ketë më askënd përveç më qytetaret. Do të angazhohemi bashkërisht duke ndërtua besim më qytetarët. Vlerësimet për koalicione lokale i bëjnë degët tona. Nivele lokale mund të ketë zhvillime por në këtë nivel ne s’kemi ende as një ftes zyrtare për të ndërtua marrëveshje koalicioni. Në katër komuna garojnë kundër Vetëvendosjes”, tha Haziri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme