Google ADS

Përfundon mbledhja e LDK-së, gati zyrtarizmi i kandidaturave

20:18 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën si pikë diskutimi ka qenë vendosja e emrave të kandidatëve për kryetar komunash.

Prishtina dhe Prizreni ishin pikërisht dy komunat për të cilat janë diskutuar emrat e mundshëm për përfaqësim të LDK-së në këto zgjedhje.

Ndonëse në media u raportua se LDK ka vendosur përfundimisht që Ismet Beqiri të jetë kandidati për kryeqytetin, një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

“Kandidati për Prishtinë dhe Prizren nuk është vendosur as sonte. Por për komunë të Prishtinës emri më i përfolur sërish ka qenë  Ismet Beqiri, i cili edhe me gjasë mbetet si kandidat por ende i pakonfirmuar”, ka thënë një burim i Indeksonline brenda mbledhjes së LDK-së.

LDK ka zgjedhur që në shumë komuna tashmë t’i ripërtërijë emrat kandidues të atyre që ishin edhe në zgjedhjet e kaluara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme