Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ja për kur u caktua seanca e re

14:13 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Pas 1 orë diskutimi ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Ndonëse nuk ka folur askush para mediave, arbresh.info mëson se në këtë mbledhje është vendosur që të premten të mbahet një seancë e re e cila pritet të filloj në ora 10:00.

Në këtë takim të anëtarëve të kryesisë ishin për diskutim 14 pika.

Ndryshe asnjë nga anëtarët e as kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk është prononcuar para mediave.

Për të gjitha vendimet, opinioni do të informohet përmes një komunikate për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme