Përfundon mbledhja e kryesisë, nuk ka asgjë për Demarkacionin

11:55 | 9 Mars 2018
M. A.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit. Pas përfundimit bëhet e ditur se as në këtë mbledhje nuk është caktuar data për mbajtjen e seancës për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, shkruan arbresh.info

Këtë e ka bërë të ditur për media shefi i grupit parlamentar të Nismës Bilall Sherifi i cili ka thënë se në këtë mbledhje u vendos për vazhdimin e seancave që janë nisur më herët.

“Është marrë vendim që seancat që i kemi filluar dhe i kemi lënë në gjysmë të vazhdojnë nga dita e marte, një numër i madh i ligjeve që janë lënë në gjysmë do të vazhdojnë”, tha Sherifi.

“Për demarkacionin nuk është folur sepse ju e dini që këtu mungojnë 2-3 vota dhe duket se ato nuk janë siguruar ende. Nuk ka gatishmëri të thirret seanca për Demarkacionin”, u përgjigj Sherifi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme