Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë kjo parti do të jetë konstruktive si opozitë
Ai pas takimit të Kryesisë së kësaj partie, në një konferencë për medie tha se në mbledhje u diskutua për formimin e institucioneve të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të vitit.
“Sapo është përfunduar mbledhja e kryesisë pas takimit që Haradinaj ka pasur me partinë fituese, kemi biseduar për krijimin e institucioneve, dhe zgjedhjet lokale. Qëllimi i AAK-së, do jetë që të jetë parti konstruktive edhe në opozitë”, tha Nitaj.
Tutje, Nitaj theksoi se përgjegjësia mbi formimin e institucioneve i takon fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.
Takimi i Kryesisë së AAK-së është mbajtur pas ati që ka zhvilluar kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...