Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në përfundim të mandatit të tij ka folur për performancën pesë vjeçare.
Mehmeti tha se ka arritur që sigurojë një sistem financiar të qëndrueshëm gjatë këtyre viteve, duke shtuar se edhe pse me gjithë vështirësitë që është ballafaquar institucioni ka arritur ti përballojë me sukses krizat, shkruan arbresh.info.
“Me gjithë vështirësitë që jemi ballafaquar si institucion edhe si guvernatorë jam i lumtur dhe krenar që t’iu informojë që gjatë viteve të fundit Banka Qendore e Kosovës, ka arritur që të zbatojë objektivat e saj duke siguruar një sistem financiar të qëndrueshëm e sidomos viteve të fundit ka arritur ti përballojë me sukses krizat e shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe tani nga agresioni rus në Ukrainë, por edhe të jetë njëra nga shtyllat kryesore të mbështetjes për biznese dhe individët dhe në këtë rast të ekonomisë në përgjithësi të Kosovës”, tha Mehmeti.
“Sistemi financiar në vend gjatë kësaj periudhe pesë vjeçare është karakterizuar me zhvillimi shumë pozitive dhe rritje të vazhdueshme në të gjithë indikatorët e saj. Performanca e përgjithshme financiare e BQK-së të Kosovës ka qenë shumë e kënaqshme duke realizuar të ardhura gjithë përfshirëse gjatë pesë vjeçare të mandatit. Rezultati financiar pozitiv i BQK-së është tetë milion euro”, shtoi ai.
Mehmeti tha se në vitin 2022, rezultati financiar i BQK-së ishte pozitiv, me rreth 8 milionë euro, teksa shtoi se sektori bankar në vend ka shënuar rritje të vazhdueshme si në aktivitet ashtu edhe në numër të institucioneve.
Tutje, ai tha se rritja e aseteve në sketorin bankar rezultoi edhe me rritjen e protfolios kreditore, ku në dhjetor të vitit 2022 kapi vlerën prej 4.35 miliardë euro, nga 2.75 miliardë sa ishte në vitin 2018.
“Nga 10 banka sa ishin vitin 20118, sot i kemi 12 banka, vlera totale e aseteve në fund të vitit 2022 është 6.76 milardë euro, nga 4.8 miliardë që ishte në fund të vitit 2018. Në kontekstin kohor 2018-2022 niveli i kredive aktive u rritën për 1.6 miliardë. Rritja e kredive është mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave. Gjatë kësaj periudhe të pandemisë kemi arrit që të ruajmë ekonomin e vendit edhe sektori financiar. Në si BQK kemi arrit që të ruajmë sektorin dhe ekonomin e vendit. Gjatë periudhës së pandemisë dhe agresionit rus arritëm që ta ruajmë sistemin financiar dhe ekonomin e vendit. Sektori i sigurimeve ka qenë një pre sekroeve me problematik, që nga marrja e mandatit kam vendosur që të merrem më të. Për ndonjë gjë që ndihem krenar është zgjidhja e problemeve të sektorit të sigurimeve. BQK do të vazhdoj mbrojtjen e konsumatorit, deri në nëntor të këtij viti në BQK kanë arritur 810 ankesa”, përfundoi ai.
Kandidantë për këtë pozitë janë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli dhe Shkëndije Himaj.
Ndërkaq në listën që është dërguar nga Paneli i BQK-së, deputetët e partive opozitare kanë pasur kritika sa i përket mënyrës sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit./Arbresh.info/
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan