Google ADS

Përfundon kërkimi tek kufiri maqedonas, pa rezultat (VIDEO)

12:04 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Sot është dita e shtatë e kërkimeve për policin Armend Trena.

Ekipi i portalit Arbresh.info që gjendet në vendin e ngjarjes thotë se ka përfunduar kërkimi deri tek pjesa e kufirit maqedonas, por pa rezultat.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se nuk dihet nëse zhytësi me përvojë Ismail Kasumi do të marrë pjesë sot në kërkime apo jo.

Dje është gjetur trupi i pajetë i efektivit Malësor Dashi, 27 vjeçar i cili është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme