Google ADS

Përfundon hartimi i Udhëzimit Administrativ për largimin e kryetarëve veriorë

13:31 | 5 Shtator 2023
E.G

Ministri i Adminitsrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për inciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave veriore nga funksioni.

Sipas tij, udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e  procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, përcjell Arbresh.info.

Tutje, Krasniqi bën të ditur se pjesë e dskutimeve , punës dhe konsultimeve të grupit punues kanë qenë intitucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

“Për këtë çështje marrë parasysh që është hera e parë që trajtohet me rregullim normativ ka pasur shumë komente dhe sugjerime. Të gjitha janë trajtuar dhe pjesa më përmbajtësore janë adresuar.”, njoftoi ministri Krasniqi.

“Ky udhëzim jep mundësinë e zbatimit praktik të një të drejtë të garantuar nga ligji për vetëqeverisje lokale. E drejtë kjo që siguron ushtrimin e vullnetit qytetar në raport me Kryetarin e Komunës, të cilin e zgjedhin drejtpërdrejtë vetë qytetarët.”, tha ai./Arbresh.info

Vegza për Udhëzimin Administrativ: KETU

Të ngjashme