Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se është arritur marrëveshje me përfaqësuesit e SBASHK-ut.
Kryetari Kadri Veseli ka thënë se të gjithë punëtorëve në sistemin e mësimit u janë rritur pagat.
“Jam i lumtur që nxënësit nga e hëna do t’i kthehen shkollave dhe mësimi do të filloj. Të gjithë punëtorëve në sistemin e arsimit u janë rritur pagat dhe ashtu siç kemi premtuar me kryeministrin do të jemi afër tyre për aq sat ë gjithë sektorët tjerë si policia, ushtria, shëndetësia, administrate publike, artistët, asambleistët e komunave e sektorë të tjerë. Nesër do të miratojmë projektligjin për paga I cili do të mundësoj rritjen e pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik. Iu siguroj nga këtu se të gjithë punëtorët e doganave dhe administratës tatimore se statusi I tyre nuk do të preket. I ftoj të gjithë koleget e sektorit publik që t’i kthehen kontributit të tyre që ta ndërtojmë një shtet të fort ekonomikisht”, ka thënë ai.
Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se kanë arritur maksimumin në ligjin për paga që sipas tij të gjitha kategorive të mos u humbin dinjitetin.
“Jemi shumë pak kohë para votimit të ligjit për paga, një ligj që e kemi pritur. Ne nuk i kemi keqkuptuar shqetësimet e tyre, i kemi mirëpritur. Mendojmë që e kemi arritur maksimumin për këtë ligj. Edhe marrëveshja e sotshme nuk ka qenë e mundur pa ndihmën e kryetarit dhe komisionit për arsim. Është e ditur që Qeveria është e interesuar t’u jap përgjigje të gjitha kategorive që paguhen nga buxheti. Jemi të interesuar të respektohet dinjiteti i të gjithëve në Kosovë. Nuk është në interes as të Qeverisë, as të koalicionit qeverisës që cilado kategori të mos respektohet. Mendoj që jemi gati për nesër”, ka thënë ai.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari theksoi se marrëveshja e arritur u ofrohet kërkesave të tyre.
“Sot arritëm marrëveshje, ashtu siç e thanë krerët e institucioneve marrëveshja e re na ofron tek kërkesat tona”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/243815976493832/
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...