Me flamuj serb në duar e me brohoritje “Kosova është zemra e Serbisë”, serbët nga të gjitha komunat më shumicë serbë në Kosovë janë mbledhur sot në Gazimestanpër të festuar festen e Vidovdanit, apo fitimi e betejës së Kosovës qysh këta e quajnë.
Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, autobus të shumtë e automjete të vogla u mblodhën sot në Gazimestan.
Ndonëse kishin paralajmëruar se ceremonia kryesore e cila u mbajt në Gazimestan do të fillonte rreth orës 12:00, kjo ceremoni filloj një orë më vonës.
E deri në fillimin e ceremonisë zyrtare serbët nuk e ndalen këngën e thirrjet si “Kosova është zemra e Serbisë”.
E serbet e mbledhur këtu nuk harruan që edhe gjatë riteve fetare të japin mesazhe si Kosova është Serbi e se që sipas tyre Kosova është zemra e Serbisë. Madje nga priftërinjtë gjatë ritualit u tregua edhe historia se si serbet fituan betejës ndaj Kosovës.
Pas përfundimit të riteve fetare e thirrjeve nacionaliste, serbet e grumbulluar kanë vazhduar festen e tyre më kenë e brohoritje ku në çdo fjalë të tyre përmendet Kosova.
Ndryshe që çdo gjë të shkonte në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident e tërë ceremonia ishte nën vëzhgimin e Policisë së Kosovës por nuk kanë munguar edhe zyrtar civil.
Kujtojmë se beteja e Fushë-Kosovës është zhvilluar në vitin 1389 mes një koalicioni të përbashkët ballkanas të përbërë nga rumunë, shqiptarë e serbë kundër fuqisë gjithnjë e në rritje të Perandorisë Osmane.
Beteja përfundoi me fitoren e Perandorisë Osmane dhe i hapi rrugë pushtimeve të reja të Sulltan Baj azitit I.
Serbët e përkujtojnë çdo vit këtë betejë më 28 qershor me ceremoni që zhvillohen në Gazimestan dhe Graçanicë.
Pikërisht në një ceremoni të tillë përkujtimore, më 28 qershor të 1989 Sllobodan Millosheviq do të mbante fjalimin e tij urryes ndaj popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë, një fjalim i cilësuar si paralajmërimi që solli luftërat e njëpasnjëshme në Ballkan dhe shembjen e ish-Jugosllavisë./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...