Ka përfunduar e qetë protesta e qytetarëve serbë e cila u mbajt në sheshin “Car Llazar”, në afërsi të urës së Ibrit.
Në protestë të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari i “Partisë së Serbëve të Kosovës” Aleksandar Jabllanoviq.
Me pankarta në duar protestuesit, kanë japur disa nga mesazhet e tyre “Duam që të na mbrojë KFOR-i” , “Përderisa BE dhe ShBA shkruajnë njoftime, neve po na përzënë” dhe “ Në urë kemi mbrojtur mbijetesën, tani mbrojmë largimin”.
Ndryshe, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani për Arbresh.info ka thënë se protesta parashihet të jetë e qetë.
Ai tha se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kundër hapjes së urës së Ibrit, nis protesta e serbëve në Mitrovicën e veriut
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...