Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.
Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.
Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident./arbresh.info/
lexo edhe:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...