Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës, sot ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i dhjetë me radhë në çështjen e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa (Cali).
Dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W04674, dje filloi dëshminë e tij, ku e morri në pyetje prokuroria, dhe pjesa më e madhe e seancës vazhdoi e mbyllur, raporton arbresh.info
Pas prokurorisë ka vazhduar mbrojtja e viktimave dhe sot dëshmitari i mbrojtur W04674 u intervistua nga trupi gjykues, seancë kjo e cila vazhdoi pothuajse komplet e mbyllur.
Kryetarja e trupit gjykues Mapi-Feld Folia njoftoi se seanca e radhës, me dëshmitarin e mbrojtur të radhës W4485 do të mbahet të martën më 18 janar në orën 09:30.
Kujtojmë që aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...