Përfundon dëshmia e dëshmitares së tetë në rastin e Salih Mustafës

12:35 | 18 Nëntor 2021
S D

Këtë të enjte ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së tetë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Seanca e sotme ka vazhduar e tëra në përmbajtje private, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo, identiteti i së cilës mbetet i pazbuluar ka folur për zhvarrosjen e dy trupave në afërsi të Zllashit.

Kujtojmë se aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme