Ka përfunduar dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe dëshmitari i tretë në rastin e Salih Mustafës.
Seanca e paraparë që të mbahet nesër nga ora 09:30 është shtyrë për të martën e ardhshme, kështu bëri të ditur gjykatësja MapiFeld-Folia, raporton arbresh.info
Dëshmitari W01679 është marrë në pyetje sot nga mbrojtja e viktimave dhe nga mbrojtja e Mustafës, avokati Julios Von Bone, raporton arbresh.info
Dëshmitari i mbrojtur gjatës ditës së djeshme ka deklaruar se ishte keqtrajtuar në Zllashë për 18 ditë radhazi.
Mirëpo sot dëshmitari i tretë ndër të tjera është pyetur në lidhje me lëndimet fizike që pretendon të ketë pësuar si pasojë e këtyre keqtrajtimeve.
Ai deklaroi se i’a kanë thyer dhëmbët dhe si pasojë e kësaj i është dashur t’i nënshtrohej një operacioni.
“Kam pas infeksion ne nofull se i kam pas dhëmbët e thymë, edhe e kom mrena ni operim, që ma kanë hek infeksionin, edhe sot kjo shihet, ka mbet, u kanë një infeksion shumë i keq, mjeku më ka thanë mirë që ke ardh e s’të ka shku ne tru infeksioni, ndërkohë i kom rregullu edhe dhëmbët ngadalë”, ka thënë dëshmitari i fshehur me nofkën:1679.
Tutje dëshmitari është pyetur se këto trajtime mjekësore a i ka kryer tek mjekët privat apo të shtetit.
“Ke vizituar edhe mjekë të tjerë, qfarë procedurash apo qfar lloj trajtimesh kanë pas kta mjek”?, ka pyetur mbrojtja e viktimave dëshmitarin.
““Jam mundu me shku në privat, s’ke mujt mi than m’kan tortu uck-ja, ma shumë nëpër mjekë privat, s’ke mujt me shku mi than, ashtu st’ka besu kërkush, na kena tjetër mentalit se Evropa, se ndodhin këto gjana, me pas shku në privat ke mujt mi pa edhe ata aty tu punu, këta e kanë uzurpu krejt aty, jan kanë zot vet”, tha ndër të tjera dëshmitari.
Në vazhdën e gjykimit të Mustafës, dëshmitari i mbrojtur ka deklaruar se në vendin ku është mbajtur në Zllashë .
Ai pretendon se në vendin ku ishte mbajt në Zllashë, ishin edhe dy femra, të cilat nuk i kanë bërë pyetje, por sipas tij, ai ende vazhdon të ketë një shenjë si pasojë e njërës nga femrat për të cilat tha se kishte qenë pjesë e grupit.
Avokati: Një prej personave që e ke përmendur më herët ishte një femër, kjo femër edhe kjo qëndroi dhe fjeti në të njëjtën ndërtesë me ju?
Dëshmitari: Në të njëjtën ndërtesë ka ndejt, në tjera dhoma ku ta di unë por me ne një dhomë nuk ka ndejt.
Avokati: A të kujtohet përafërsisht sa femra kishte në atë shkollë, si rekrutë apo në cilësi të tjera?
Dëshmitari: Nuk më kujtohet, për femra nuk më kujtohet, meshkuj kanë qenë shumë, për femra nuk më kujtohet dhe nuk kemi pasur kontakt me femra.
Avokati: A është e vërtetë që dy femra kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje apo gjatë rrahjeve?
Dëshmitari: E di që kanë qenë dy femra aty, njëra bile sot për pasojë vuaj ende kam shenjë prej saj, por nuk na kanë marrë në pyetje ato, na kanë marrë në pyetje këta të tjerët, por ajo në atë rast ndodhi edhe e kam një shenjë prej një femrës aty.
Pas marrjes në pytje edhe nga trupi gjykues dhe prokuroria, dëshmitari i tretë ka përfunduar dëshminë e tij, kështu ka bërë të ditur gjykatësja MapiFeld-Folia.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se seanca e radhës ndaj Salih Mustafës do të mbahet të martën e ardhshme.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...