Gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave dhe të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.
Myers ka thënë se sinjalizuesit mund të dalin publikisht të japin informacionin që ata mendojnë se është në interes për publikun, të njëjtit, sipas Myers, mund t’u drejtohen gazetarëve dhe këta ta të fundit pastaj të vendosin për botimit ose jo të atij informacioni.
Dëshmitarja eksperte është drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit Ndërkombëtar të Sinjalizuesve, juriste dhe është pjesë e shoqërisë ligjore në Angli.
Myers ka thënë se ka dhënë informacion në bazë përvojës dhe informacioneve të saj dhe se i është referuar jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndërsa ka thënë se në raporti ne saj nuk e ka përfshirë legjislacionin e Kosovës.
Ndërsa mbrojtja e Nasim Haradinajt, Toby Cadman e ka pyetur atë nëse një individ mund të bëjë një informacion publik.
“Nëse shikojmë një situatë hipotetike, nëse një individ është përpjekur që të ngrejë shqetësime në organizatën e vet, siç e përmendet juve, dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, atëherë i takon që ta bëjë informacionin publik. Është një rrugë e pranueshme për të apo jo?”, ka pyetur Cadman.
Myers ka thënë se i njëjti mund t’i drejtohet edhe një gazetari duke i dhënë informacionin që posedon, ndërsa media pastaj të vendosë nëse do të bëjë publike diçka të tillë apo jo.
Por, sipas dëshmitares, informacionet mund të bëhen publike edhe drejtpërdrejt përmes mediave sociale.
“Po, por gjithashtu unë mendoj që mund të shkosh te gazetari, të një gazetar, dhe pastaj gazetarët kanë elementet e veta të etikës dhe të bërjes së punës sa i takon botimit ose nxjerrjes së informacionit. Kjo është njëra prej mënyrave se si sinjalizuesit ose individët mund ta bëjnë publik informacionin e tyre, sigurisht se mund ta bëjnë edhe drejtpërdrejt publike, mund ta bëjnë edhe përmes mediave sociale dhe pra kjo është një çështje e cila ka shkaktuar një diskutim interesant në aspektin mediatik ose në aspektin e gazetarëve, megjithatë këto janë opsionet, janë mundësitë se si njerëzit mund të japin informacionin e tyre dhe mund ta nxjerrin për publikun”, ka thënë ajo.
Avokati tutje e ka pyetur rreth parimit të autenticitetit, për çka dëshmitarja ka thënë se mund të ndodh që sinjalizuesit të ketë gabuar në vlerësimin e informacionit dhe kjo është e pranueshme.
“Siç e kam kuptuar unë, siç kanë treguar gjykatat, ka të bëjë me besimin e arsyeshëm të individit, nëse ky person beson në mënyrë të arsyeshme që informacioni që ai ka është i vërtetë, natyrisht dhe kjo është prej gjërave interesante që ka dalë kur ja jep informacionin autoriteteve kompetente, kur në disa raste diskutimi ka qenë nëse individi do të duhej ta kishte dhënë këtë informacion apo jo, dhe pastaj kompetenca dhe dijenia i takon autoritetit, pra në pozitë dëshmitarit individit nuk i kërkohet që të vërtetojë, pro thjesht të jap informacionin, pra në këto raste duhet parë dhe pozita e personit, çfarë njohurish ka dhe nëse, mbase nuk i di të gjitha sepse i lejohet ta ketë gabim, të gabojë do të thotë, por duhet të gabojë me sinqeritet… Mund ta ketë pasur gabim, lejohet ta ketë pasur gabim, në të gjitha shoqëritë ka përgjegjësi individi si e merr dhe përçon informacionin por kjo në bazë të njohurive që ka dhe të çfarë lloj ekspertize ka”, ka thënë ajo.
Dëshmitarja eksperte është përgjigjur edhe në pyetjet e Zyrës së Prokurorit së Specializuar.
Prokurori: Jeni dakord me mua besoj që interesi publik nuk është e njëjta si me një person ose disa persona të cilët nuk janë dakord me një politikë ose ligj të caktuar?
Myers: Unë mendoj që ky është një nocion që deri në njëfarë mase e kanë trajtuar gjykatat sepse duhet të shikohet në qoftë se ka tregues për shkelje dhe po, jam dakord deri në masën që bëhet fjalë për një pozicion personal dhe në qoftë se unë për shembull jam inatosur, zemëruar, me mënyrën sesi veprohet nga dikush, kjo nuk mbulohet dhe fusha e veprimit të interesit publik është shumë e gjerë dhe për këtë arsye i takon gjykatës që të bëjë përcaktimin e kufijve, pra gjykatat kanë hapësirë për të përdorur diskrecionin ose të drejtën e tyre për të përcaktuar se deri ku është kufiri i interesit publik.
Dëshmitarja ka thënë se ndonjëherë sinjalizuesi nuk është i vetëdijshëm se mund të shkaktojë ndonjë dëm me dhënien e informacioneve.
Andaj sipas saj, duhet të diskutohet me persona profesional në mënyrë që të kuptohet rreziku i mundshëm.
Ndërsa nga gjykatësi Metro, ajo është pyetur nëse një person ka deklaruar se ka pasur për qëllim të pengojë apo diskreditojë një hetim penal, a është ky veprim në përputhje me parimet dhe vlerat e demokracisë.
“Do të mbështetem të ekspertiza ime, të përvoja e gjatë e individëve të ndryshëm që kanë dashur të ngrenë shqetësimet e tyre, mendoj se mund të thonë e deklarojnë gjëra të ndryshme por kjo jo me doemos do të thotë që ky ka qenë qëllimi i tyre, mendoj që varet nga faktet, duhet të shikosh çfarë ka pas fjalëve që ata thanë, pas diskutimeve të tyre, sepse acarimi që mund të ketë dikush, në fakt kjo është nga përvoja ime, acarimi që ndjen dikush e shtyn të thotë gjëra të cilat jo me saktësi e shprehin qëndrimin e tyre”, ka thënë dëshmitarja eksperte.
Anna Myers ka shërbyer edhe këshilltare në komitetin për aspekte ligjore të Këshillit të Evropës për sinjalizuesit.
Ajo ka deklaruar se fusha e saj specifike e ekspertizës është praktika ligjore dhe teoria e mbrojtjes së sinjalizuesve.
Ajo ka punuar edhe për Grupin e shteteve kundër korrupsionit.
Myers ka thënë se nuk ka dhënë dëshmi në ndonjë proces gjyqësor por është përgjigjur si eksperte përpara seancave parlamentarëve apo pyetjeve të deputetëve lidhur me çështjet ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo jep këshilla për sinjalizuesit në vendin e punës dhe jashtë tij.
Gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të vazhdojë të hënën më 24 janar.
Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi