Sot përfundon debati i hapur për draft-raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror.
Zëdhënësi i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, Tomor Qela, tha se territori i gjatë matjes së territorit të Kosovës, ka një ndryshim të vogël në Debëllde, Restelicë dhe Dimcë. Ai konfirmoi se territori i Kosovës është 10 mijë e 905. 25 kilometra.
“Qela tha se sot është dita e fundit për konsultime lidhur me raportin për matjen e territorit, ndërsa ka ftuar të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces, të vijnë në sallën e qeverisë ku janë ekspozuar materialet dhe të nxjerrin një konkludim për gjendjen faktike. Ai tha se Kosova duhet të vazhdojë të bëjë identifikimin e territorit të saj.
“Gjatë tre ditëve, institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët janë informuar lidhur me faktet që ka gjetur ky komision, si dhe kanë ofruar vërejtjet e tyre në lidhje me vijën kufitare të Kosovë – Mali i Zi.
Qela tha se komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës, duke theksuar se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...