Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës që u zhvillua në 13 lokacione në veri të vendit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elashni.
“Po, ka përfunduar. Janë kryer bastisje në shtatë lokacione në Mitrovicën e veriut, tri në Zveçan dhe tri në Leposaviq”, tha Elshani.
Gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës ka bllokuar 20 rrugë ilegale që kanë qenë në kufi me Serbinë.
Bllokimin e rrugëve e kanë bërë me beton, gurë e gjëra të tjera
Kujtojmë se aksioni i sotëm i policisë lidhet me rastin e Banjskës që ndodhi më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia e Kosovës bllokon rreth 20 rrugë ilegale në kufirin me Serbinë
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...