Google ADS

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit

13:13 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës tashmë ka përfunduar.

Pjesëtarët e njësive speciale tashmë janë tërhequr nga të gjitha pikat veriore ku edhe kanë zhvilluar sot aksionin.

Ky aksion ka rezultuar të jetë i suksesshëm ku edhe janë arrestuar shumë persona të dyshuar për kontrabandë.

Ndërsa të arrestuarit ishin nga komunitetet të ndryshme: shqiptarë, serb, boshnjakë dhe rus.

Ndër personat e infiltruar në kontrabandim dhe krim të organizuar në këto komuna veriore ishin edhe shumë zyrtarë policore të cilët u arrestuan dhe u sollën për intervistim në Inspektoratin Policor të Kosovës në Prishtinë.

Ndryshe shumë qytetarë serb tentuan që të pengonin këtë aksion, madje në Zubin Potok disa prej tyre vendosën kamionë, vetura e ndezën zjarre për t’i përdorur si barrikada, gjë e cila dështoi pasi u arrin që të largoheshin të gjitha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme