Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për Indeksonline se ka përfunduar aksioni në veri në Mitrovicës.
E aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërsa janë të dyshuar tre persona (dy prej të cilëve janë arrestuar) që kanë lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për aksionin policor në Veri të Mitrovicës, i cili ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në kuadër të hetimeve për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se deri tashti janë arrestuar dy persona, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë./Indeksonline/
“Turp”, Stresi kritikon banorët e Big Brother Vi...
Ministri Vitia jep detaje rreth vaksinimit me vaksinën HPV p...
Shitet në ankand letra e Princeshës Diana, zbulon si ishte d...
Policia realizon kontroll në sigurimin DUNAV në veri bashkë ...
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...