Qeveria bëri një mbledhje ashtu siç ka bërë këto tre ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë me datë 26 nëntor.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqëisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”- tha Rama.
Rama falendëroi edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë.
“Duhet të falenderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Pa ato ne nuk do të kishim mundur të shpëtonim asnjë banor nga gërmadhat. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara ”- vijoi kryeministri./Top Channel
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit