Ish- drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, i pandehuri Avni Berisha i njohur me nofkën ‘Tarkani’ dhe dëshmitarë të tjera janë intervistuar në rastin e incidentit të dhjetorit të vitit të kaluar në Prishtinë në të cilin xhirimet tregojnë sulmin ndaj Mustafës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, e ka konfirmuar për KALLXO.com se personat e involvuar në rastin e sulmit ndaj Agron Musafës tashmë janë intervistuar.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, me të pranuar lëndën dhe kallëzimin penal për rastin Mustafa me shpejtësi ka filluar hetimet në drejtim të veprave penale të kallëzuar, me ç’ rast janë marrë në pyetje, viktima, i pandehuri dhe dëshmitarë të tjerë të rastit”, tha Maloku për KALLXO.com.
Ai shtoi se prokurorja e rastit Rozalita Manastiri ka përfunduar hetimet dhe së shpejti pritet një vendim për këtë rast.
“Departamenti i përgjithshëm përkatësisht, prokurorja e rastit ka përfunduar hetimin dhe pritet shpejt të vendos definitivisht për ngritjen eventualisht të aktit akuzues apo jo në Gjykatën kompetente”, tha Maloku.
Ish- drejtori i ‘Valës’, Agron Mustafa është sulmuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...