Kanë përfunduar gërmimet në oborrin e Universiteti të Prishtinës, në të cilin lokacion u dyshua se mund të kishte mbetje mortore të të vrarëve nga lufta e fundit në Kosovë.
Udhëheqësi i zyrës së Komisionit për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se gërmimet kanë përfunduar dhe nuk ka gjetje të mbetjeve mortore dhe as pjesëve kockore.
“Jemi po thuajse në përfundim dhe puna që ka filluar të martën pastaj për të vazhduar edhe ditëve që janë diku 3 ditë punë veç se është duke përfunduar dhe rezultati është po i njëjti dhe nuk ka gjetje të mbetjeve mortore as pjesë kockore. Është bërë një punë e madhe personale nga ana kolegëve të policisë nga përkrahja e komisionit qeveritar e shumë të tjerë. Ka qenë një punë dhe përpjekje e përbashkët që të trajtohen më së miri. Mbi bazën e informacionet është një hapësirë diku rreth 2000 metra katrorë dhe janë diku rreth 12 kanale që janë hapur gjatë gërmimeve të realizuara gjatë tri ditëve”.
“Edhe te rasti në fjalë varësisht prej zhvillimeve sigurisht që institucionet e Kosovës mbesin në gatishmëri për t’i trajtuar me profesionalizëm dhe pastaj nga përmbajtja e informatave ne do të shohim se si do të vazhdojmë më tutje”, tha ai.
Gara ka përmendur edhe një rast në Mitrovicë ku nga java e ardhshme edhe aty do të fillojnë gërmimet dhe ato mund të zgjasin një deri në dy ditë.
“Kjo nuk do të thotë që do të përfundojmë punën vetëm në këtë lokacion pritet që në javën e ardhshme të vazhdojmë me gërmime në Mitrovicë dhe po shpresojmë shumë që të kemi edhe kushte të përshtatshme atmosferike që edhe javën e ardhshme të vazhdojmë me gërmimet. Të paktën gërmimet në Mitrovicë mund të zgjasin 1 deri në 2 ditë. Po gërmimet shumë herë edhe varen nga rrethanat e lokacionit. Rastin në Mitrovicë është për dy persona të zhdukur dhe më e rëndësishmja është që të gjenden mbetje mortore”, ka thënë Gara për Ekonomia Online.
Gërmimet në Kampusin e UP-së nisën të martën pas urdhrit të Prokurorisë Speciale se në bazë të dëshmitarëve në këto pjesë mund të kishte mbetje mortore të të vrarëve gjatë luftës.
Për tri ditë radhazi sa u gërmua në dy lokacione nuk u gjenden mbetje mortore.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...