Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit ka realizuar garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”, të cilat përfunduan me një ceremoni përmbyllëse në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Këtë vit garat ishin të fokusuara në disiplinat: Futboll, Volejboll, Shah dhe Kros ku garuan pjesëtarë nga të gjitha njësitë e FSK-së.
“Në praninë e zëvendës komandantit të FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, Shefit të Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Ilir Qeriqi si dhe oficerëve e nënoficerëve të FSK-së, u zhvilluan finalet në futboll dhe volejboll në mes të ekipeve të regjimentit të tretë dhe të parë, për të vazhduar me pas me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve fituese për të gjithë garuesit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Vendi i parë në futboll i takoi ekipit të Regjimentit të parë të Këmbësorisë, në disiplinën e volejbollit vendin e parë e fitoi Regjimenti i tretë i Këmbësorisë , në Shah më i miri u zgjodh rreshter i klasit të parë, Demë Hoxha i Gardës Kombëtare, ndërsa në Kros në kategorinë e femrave vendin e parë e mori ushtar i klasit të parë Edona Guri nga KDS, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendi i parë i takoi ushtar i klasit të parë, Leon Thaçi nga regjimenti i parë i Këmbësorisë.
Me këtë rast gjeneral Cikaqi, përshëndeti dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përformancen e treguar gjatë realizimit të këtyre garave, duke shtuar se këto gara janë dëshmi e qartë e përkushtimit dhe disiplinës që karakterizojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të tilla, të cilat forcojnë shpirtin luftarak të ekipit dhe nxisin një mjedis pozitiv dhe të motivuar për të gjithë pjesëtarët./Arbresh.info/
“Secila femër është e bukur në mënyrën e vet”, “për mua jo” ...
Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipëri...
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit