Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjes nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, dy ditë pas sulmeve të grupit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku humbi jetën rreshteri, Afrim Bunjaku si dhe u vranë tre sulmues serbë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se fshati do të jetë i bllokuar deri të paktën në orën 9:00 të 27 shtatorit.
Ndryshe, qasja në këtë fshat ka qenë e bllokuar që nga 24 shtatori ku një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës deri më tani ka arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin e mëngjesit të së dielës si dhe ka konfiskuar armatim të kalibrit dhe llojeve të ndryshme./Arbresh.info
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...