Para pak çastesh ka përfunduar këtu në Shkup samiti i vendeve të rajonit i njohur si ”Procesi Bërdo-Brijoni” në të cilin morën pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq; Borut Pahor i Sllovenisë; Aleksandar Vuçiq i Serbisë; Ilir Meta i Shqipërisë; Filip Vujanoviq i Malit të Zi; Hashim Thaçi i Kosovës si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq.
Në takim mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Liderët e ranë dakord që të mbështesin procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si një trup i vetëm dhe të shkojnë së bashku në familjen e madhe evropiane.
Ata një zëri u zotuan se do te forcojnë dhe do te shtojnë projektet e përbashkëta për reformat në gjyqësor, administratë, rritja e ekonomike dhe në të drejtat e njeriut.
Liderët e Ballkanit Perëndimor gjithashtu u zotuan se do të ndihmojnë në reformat e vendeve respektive por nuk nuk do të përzihen ne punët e brendshme të njeri-tjetrit.
Për vitin e ardhshëm u ra dakord që vitin që vjen ta udhëheq Shqipëria këtë samit. Ne konferencën e përbashkët për shtyp foli dhe nikoqiri i samitit, Presidenti Ivanov.
Qindra vëzhgues të huaj monitorojnë procesin zgjedhor në Gje...
Cilësohet si ‘ishulli magjik’, ja çfarë e bën të veçantë San...
Inspektorati Policor: Do të verifikojmë pretendimet për keqt...
Gjilani fiton me përmbysje ndaj Llapit, Dukagjini e ndal kam...
Fisnik Asllani i pandalshëm, realizon dy gola në fitoren e s...
Xuxi u tregon banorëve se u arrestua Ilir Meta, reagimi i Re...