“Ftesë kam marrë për Lutje të Mëngjesit. Qejf kam pasë me shku, i vendosur s’kam qenë ende a me shku, me këtë klimën për taksën nuk besoj që shkoj kësaj here”, kështu kishte thënë Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, më 15.01.2019.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, nuk e ka mohuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk iu dha viza për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Në një përgjigje për KTV-në, një zëdhënës i Ambasadës shkurt vetëm ka thënë se nuk i komentojnë ftesat në këtë ngjarje, meqenëse ajo është jozyrtare.
Edhe pas kërkesës amerikane për pezullim të taksës ndaj mallrave serbe, qëndrimi i kryeministrit Haradinaj vazhdon të jetë kundër heqjes së saj.
Në Qeveri kanë konfirmuar se kryeministri nuk do të udhëtojë në Amerikë.
Ndërkaq, në SHBA ka udhëtuar presidenti Hashim Thaçi, i cili para nisjes atje e ka takuar në Prishtinë, kryeministrin Haradinaj.
Shkurt, në një njoftim, është thënë se takimi është zhvilluar në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore.
Në SHBA kanë udhëtuar edhe zyrtarë tjerë shtetërorë, përfshirë deputetë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Si të ngiheni gjumë për vetëm katër orë: Metoda kulmore e Le...
Vazhdimisht keni dëshirë të hani në mbrëmje? Është e mundshm...
Nis darka e të nominuarve me pyetjet nga publiku – E para që...
Aksidenti i rëndë në Rashçe të RMV, policia në kërkim të per...
Përleshje me thikë në Prizren, arrestohen dy persona
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...