Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pyetur kryeministrin, Albin Kurti, në lidhje me rrugën Kijev-Zahaq.
“Është një rrugë shumë e ngarkuar, Kiev-Zahaq, dhe pyes konkret ku qëndrojnë punët në lidhje me këtë rrugë, dhe kur pritet të përfundojë”
Kryeministri, Albin Kurti, thotë se po punohet për autoudhën Kijev-Zahaq, duke përmendur auditimin në procesin e shpronësimit.
“Raporti është dërguar në prokurori”, deklaroi Kurti.
Dreshaj ndërhyri duke i kërkuar një periudhë kohore.
Kurti bëri të ditur se do të kalohet prej autoudhës në trase të zgjedhurar, sepse sipas tij bëhet me çmim të përgjysmuar.
“Ka projekt për zgjerim të rrugës, dhe do të kushtonte rreth 97 milionë euro dhe me shpronësim me kosto minimale. Kjo rrugë do të duhej të përfundojë shumë më herët. Po shqyrtojmë zgjerimin e kësaj rruge”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...