Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë ishte shprehur se nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së në dialogun që po zhvillohet mes dy vendeve në Bruksel.
Ai madje pati paralajmëruar se nuk do të ulet fare në tavolinë të bisedimeve pa prezencën e SHBA-së.
“Nuk mund të vazhdojmë dialog nëse nuk është Amerika në tavolinë”, kishte deklaruar Haradinaj.
Kjo për faktin se përfshirjen e SHBA-së në dialog Haradinaj e ka cilësuar si qenësore për t’i çuar bisedimet përpara.
“Roli amerikan është i nevojshëm për paqen”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se “rolin e Amerikës në tavolinë e shohim si nevojë thelbësore”. “Bisedimet do të duheshin përfunduar me njohje reciproke të shtetësisë mes Kosovës dhe Serbisë”, pati thënë ai.
Por për përfshirjen e SHBA-së në dialog Zyra e BE-së nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se a do të ndodhë një gjë e tillë, apo jo. Ata në deklaratën e tyre të fundit as nuk e mohuan e as nuk e pohuan një gjë të tillë.
“Të dyja palët kanë rënë dakord të fillojnë punën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.Përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, ka rikonfirmuar kohët e fundit se dialogu ka hyrë në një fazë të re”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së BE-së dhënë gazetës “Zëri”.
Propozimin e kryeministrit Haradinaj për përfshirjen e SHBA-së në dialog e kishte përkrahur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili këtë gjë e konsideronte si të domosdoshme…
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...